Kosova
Problemi teknik në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë kosovarët në kërkim nga Interpoli !
Shumë kosovarë kanë pritur për orë të tëra të premten në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, për shkak se sistemi i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit, përcjell albinfo.ch.
“Vijesti” ka shkruar se problemi ka qenë në softuerin e Interpolit dhe ka zgjatur të paktën tri orë.
Në qëndrimin zyrtar nga Policia e Malit të Zi thuhet se sistemi është rregulluar në mbrëmje. Sipas njoftimit, autoritetet e Malit të Zi më pas i kanë lëshuar të paktën tetë shtetas të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt Prishtinës.
Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit nuk kanë lejuar shtetasit e Kosovës ta kalonin kufirin.
“Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë Policia e Malit të Zi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













