Kosova
Profesion dhe pasion: guidë turistike në qytetin tim

Nora Arapi Krasniqi
Profesioni: Arkitekte konservatore / restauratore
Nora e zhvillon aktivitetin e saj si guidë turistike në qytetin e Prizrenit që nga viti 2014. Profesioni i saj i arkitektes konservatore/restauratore dhe puna në fushën e trashëgimisë kulturore janë edhe pikënisje e fuqishme, edhe ndërthurje e bukur me profesionin e saj të dytë si guidë turistike. Gjatë angazhimit në vitin 2009 për hartimin e librit-guidë Prizren In Your Pocket, Nora është fokusuar edhe tek roli i rëndësishëm i turizmit kulturor. Njohuritë e saj profesionale për interpretim të trashëgimisë kulturore e ndihmojnë në punën si guidë turistike.

Njihe Prizrenin me Norën
Shëtitja në qytet bëhet kryesisht në këmbë. Ecja fillon nga pikëtakimi në Urën e Gurit, ku bëhet një prezantim i Prizrenit, përmbledhje e zhvillimit historik dhe i karakteristikave të qytetit, si: gjuhët lokale, harmonia fetare dhe diversiteti kulturor. Ndalesa e parë është në Kishën Katolike Zonja Ndihmëtare. Vazhdohet nëpër sheshin Shadërvan. Ndalemi në Kishën Ortodokse Shën Gjergji dhe dy kapellat e vogla. Ndalesa tjetër është të Kroi i Shadërvanit dhe më pas në Xhaminë e Sinan Pashës. Pastaj kalohet në pjesën moderne të qendrës histroike ku prezantohet periudha dhe zhvillimet në qytet gjatë mesit të dytë të shek. XX. Më pas vazhdohet për në Kompleksin e Marashit, për t’u kthyer në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Radhën më pas e ka Hamami i Gazi Mehmed Pashës, Teqeja Halveti, rruga e Farkatarëve dhe ndalesa e fundit në Kino Lumbardh. Në rastet kur ka ndonjë aktivitet kulturor në Kino Lumbardh, e përcjellim së bashku me vizitorët. Ky është një prej itinerareve gjysëm-ditore, që më së shpeshti kërkohet nga vizitorët, por varësisht nga koha dhe interesimi i tyre, mund të vizitohen edhe Kalaja e Prizrenit, apo Muzeu Arkeologjik me Sahat Kullë dhe Kisha e Shën Premtes, apo ndonje nga lokacionet e shumta në Prizren.
Pasioni për profesionin e dytë
“Prezantimi i karakteristikave të vendit, njoftimi me njerëz nga vende dhe formime të ndryshme, pyetjet sfiduese që mund të pranohen nga vizitorët, që njëkohësisht më ndihmojnë edhe mua të rizbuloj thesaret e qytetit tim. Këto janë disa nga elementet kryesore që më japin kënaqësi gjatë punës”, thotë Nora. Ajo shton se derisa të ketë mundësi, do të vazhdojë ta ushtrojë këtë profesion të dytë, pasi i jep kënaqësi takimi me njerëz të ndryshëm që duan ta njohin Kosovën.
Në janar 2020 Nora ia ka prezantuar pasuritë e Prizrenit Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borell, gjatë vizitës së tij një-ditore në Kosovë. Nora tregon se ai shprehu shumë interesim në lokalet e filigranit dhe zejet tradicionale dhe vlerësim për produktet vendore.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriNora Krasniqi
- Prejardhja:Prizren
- Vendi ku vepron:Prizren
- Profesioni:Arkitekte
E-Diaspora
-
Kurti: Po punojmë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës ka marrë...
-
Alba Festivali 2022 u përmbyll me shumë sukses, mirupafshim vitin tjetër!
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Itali: Humb jetën 37-vjeçari shqiptar
-
Jehon kënga dhe vallja shqiptare në sheshin e qytetit Villach, në Austri
Jeta në Zvicër
-
Zelensky nga Ukraina në Lugano të Zvicrës, kërkon rindërtimin e Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se rindërtimi i Ukrainës pas luftës është një detyrë e përbashkët...
-
Alba Festivali 2022 u përmbyll me shumë sukses, mirupafshim vitin tjetër!
-
Zvicër, trenave me dy kate u mungon besueshmëria dhe komoditeti
-
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
-
Hakerët rusë sulmuan Ministrinë e Jashtme të Zvicrës