Kosova
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich
Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc organizoi një Gala Event ku prezantoi projektet e saj më të fundit për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Ngjarja mblodhi figura të njohura të diasporës, investitorë dhe profesionistë të ndryshëm, duke krijuar një hapësirë të veçantë për diskutime mbi zhvillimet e reja në Kosovë.
Në fokus ishin dy projektet kryesore: Marigona Hill dhe Marigona Sun. Drejtori i Marigona Hill, Uragan Alija, mirëpriti Ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, i cili u shpreh: “Projektet e tilla nuk janë vetëm ndërtim, por ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e bashkatdhetarëve tanë dhe lidhen me të ardhmen ekonomike të Kosovës.”

Marigona Sun, lagje ekskluzive e dizajnuar me kujdes, prezantoi maketat dhe 7 tipet e veçanta të shtëpive, duke ofruar vizionin e jetesës superiore në një komunitet privat, të qetë dhe luksoz. Drejtoresha e projektit, Eneida Saliuka Makolli, theksoi: “Kjo lagje sjell është projektuar në hap me arkitekturën më moderne globale do të vendosë standarde të reja të peizazhit urban në Kosovë. Përpos shtëpive, ne po krijojmë një mënyrë jetese të veçantë për komunitetin tonë.”

Gjatë prezantimeve, u diskutua edhe fenomeni i rritjes së çmimeve ndër vite dhe mundësitë e investimit. Atmosfera e ngrohtë e eventit favorizoi biseda mbi tregun e patundshmërive, bashkëpunime të ardhshme dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit.
Mbrëmja përfundoi me një koktej elegant, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shijonin biseda të këndshme dhe të diskutonin drejtpërdrejt mbi projektet e Marigona Inc. Interesi i madh për projekte, vizionin e lagjeve dhe mundësitë e investimeve tregoi potencialin e fortë të bashkëpunimit mes investitorëve shqiptarë në Zvicër dhe zhvillimeve të reja në Kosovë.





Një përmbledhje e një nate që na inspiroi!
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar -
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind












