Kosova
Projektet miliardëshe të Washingtonit në duart e zyrtarëve të dyshuar për korrupsion
Së fundi, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka formuar një ekip 6-anëtarësh për koordinimin e aktiviteteve për t’i realizuar projektet në bazë të zotimeve të Qeverisë së Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruara muajin e shkuar në Washington, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se dy nga anëtarët e ekipit ishin të akuzuar për abuzim me detyrën e dy të tjerë janë aktivistë të LDK-së në pushtet, së cilës i përket edhe ministri Abrashi e edhe kryeministri Avdullah Hoti, raporton koha.net
Mbështetur në vendimin që Abrashi e ka firmosur më 25 shtator, ekipi do të kryesohet nga Ramë Qupeva, ndërsa anëtarë do të jenë: Burim Krasniqi, Shqipe Hyseni, Flutura Fera, Xhemë Veseli dhe Saranda Jusufi.
“Ekipi … ka për detyrë që në koordinim me institucionet përkatëse të linjës, t’i përgatisë dokumentet e nevojshme për realizimin e projekteve dhe të afateve për zbatimin e tyre, në përputhje me kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në vendim, një kopje. “Ekipi … do të shërbejë si pikë kontaktuese me akterët relevantë në bazë të marrëveshjes, në lidhje me realizimin e Projekteve”.
Kryesuesi Ramë Qupeva është drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Ai bashkë me Xhemë Veselin, drejtor i Transportit Rrugor, nën ndërmjetësimin amerikan, në muajin shkurt kishin firmosur në Berlin letrat e interesit për projekte hekurudhore e autostrada me Serbinë. Albin Kurti, që kishte marrë detyrën e kryeministrit pak ditë para kësaj ngjarjeje, pati theksuar se këta zyrtarë nuk kishin marrë autorizim nga Qeveria e re, as për të negociuar e as për t’i nënshkruar marrëveshjet.
Qupeva nuk ka treguar nëse, prej që është formuar ekipi, ka mbajtur ndonjë takim dhe as nëse e ka realizuar ndonjë punë. Ai nuk u është përgjigjur as pyetjeve nëse do të paguhet përtej pagës, për detyrat që i realizon në kuadër të Ekipit.
Qupeva ka arkëtuar të ardhura shtesë prej 800 eurosh në muaj, për mbikëqyrjen e projektit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. Për këtë mbikëqyrje, në komulativ, si shtesë ka arkëtuar mbi 30 mijë euro. Baza ligjore për realizimin e këtyre të hyrave është e kontestueshme, meqë pagesat ishin bërë bazuar në një vendim të vitit 2014, legjitimiteti i të cilit, është duke u hetuar nga dy institucione. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Sanija Ameti dënohet me gjobë pasi qëlloi me armë imazhin e krishterë Një gjyqtar tha se Ameti kishte lënduar ndjenjat e të krishterëve, por nuk e kishte bërë... -
Frangu zviceran forcohet kundrejt dollarit, por Banka Kombëtare Zvicerane nuk ka gjasa të ndërhyjë -
Popullsia në plakje godet kërkesën për prona në disa pjesë të Zvicrës -
Si do të ndikonte tek ju ligji i planifikuar i Zvicrës për taksat individuale? -
Frangu vazhdon të forcohet edhe më tej ndaj euros











