Shqipëria
Nis punën projekti shqiptaro-zviceran “Orikos”
Ka filluar puna për restaurimin e altarit antik në Parkun Arkeologjik të Orikut, i njohur ndryshe dhe si “Altari i Dionisit”, projekt ky i përbashkët shqiptaro-zviceran, e që po zbatohet nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Shqipëri.
Projekti parashikon ndërhyrje restauruese në altar, të cilat konsistojnë në rikompozimin me anë të anastilozës të elementëve përbërës të altarit, përcjell albinfo.ch.
Qyteti antik i Orikut pozicionohet në jug të gjirit të Vlorës, mbi një kodër të ulët gëlqerore të quajtur Paleokastër. Mendimi i studiuesve shqiptarë është se Oriku figuron i themeluar nga korinthasit në vitin 558 p.e.s, pothuajse në të njëjtën kohë me Apolloninë.
Duke filluar nga shek. II, Oriku figuron në të gjitha konfliktet midis Maqedonisë dhe Romës, kurse gjatë periudhës otomane është quajtur Pasha Liman. Aktualisht është zbuluar vetëm një përqindje e vogël e qytetit antik.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











