Kosova
Projektligji për paga vazhdon të kundërshtohet nga sindikatat e punëtorëve
Edhe Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj iniciativës për kategorizimin e oficerëve doganorë në staf civil.
Kjo sindikatë vlerëson se kategorizimi i punonjësve të Doganës së Kosovës si shërbyes civilë, ndryshimi i statusit të zyrtarëve doganorë, organizimit të Doganës do të ketë efekt në rolin dhe misionin kompleks të Doganës në fushën e sigurisë kufitare, por edhe në mbledhjen e të hyrave, përcjell albinfo.ch.
“Duke pasur parasysh faktin që klasifikimi i paraqitur për pozitat doganore në aneks nuk përshtatet me statusin, përgjegjësitë, kompleksitetin, rrethanat dhe kushtet në të cilat punojnë zyrtarët doganorë”, thuhet në reagim. Sindikata e Doganave ka kërkuar nga ministri i Administratës Publike të ketë parasysh propozimet e tyre që është: statusin e veçantë të zyrtarëve doganorë, të ruhen dhe avancohet pagat e zyrtarëve doganorë, duke u bazuar në statusin e specifikat doganore si dhe të mos finalizohet pa i pasur parasysh vërejtjet, komentet dhe propozimet dhe pa i integruar ato në të.
Edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit ditë më parë ka kundërshtuar këtë projektligj, duke thënë se nëse miratohet si i tillë, do t’ua humbte dinjitetin mësimdhënësve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga Një pushim i planifikuar u kthye në makth për Selim K. nga Cyrihu, i cili përfundoi... -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld












