Lajme
Prokurori i GjNP-së kërkon fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit, ja akuzat
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan sot ka njoftuar se ka kërkuar lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe për liderët kryesorë të Hamasit.
Ai ka deklaruar se beson që Netanyahu, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderë të Hamasit – Yehia Sinëar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh – janë përgjegjës për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael, së paku nga 7 tetori i vitit të kaluar, shkruan REL.
Prokurori duhet të kërkojë lëshimin e fletarrestimeve nga një panel prej tre gjyqtarësh, të cilëve mund t’iu duhen deri në dy muaj kohë për t’i shqyrtuar provat dhe për të vendosur nëse mund pranohet kërkesa.
Izraeli nuk është anëtar i kësaj gjykate dhe, edhe nëse lëshohen fletarrestimet, Netanyahu dhe Gallant nuk përballen me rrezik të menjëhershëm për ndjekje penale. Megjithatë, njoftimi i kryeprokurorit e thellon izolimin e Izraelit, i cili po e vazhdon luftën në Gaza, ndërsa rreziku për t’u arrestuar mund ta bëjë shumë të vështirë për liderët izraelitë të udhëtojnë jashtë vendit.
Ndryshe, GjNP-ja, me bazë në Hagë, është duke i hetuar veprimet e Izraelit në territoret e uzurpuara në tre vjetët e fundit, si së fundmi edhe veprimet e Hamasit, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave












