Kosova
Prokuroria, shumë shpejt do ta marrë në pyetje ministrin Rikallo
Kryeprokurori Lumezi tha se prokuroria, në bazë të informacioneve të marra nga mediet, ka nisur fazën e hetimeve dhe është duke mbledhur materiale për pretendimet se ministri Rikallo ka abuzuar me qytetarë të Kosovës gjatë luftës.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se ende nuk kanë ngritur aktakuzë për Ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, por se janë në fazën e dëgjimeve të dëshmitarëve. Lumezi ka deklaruar se shumë shpejt pritet të merret në pyetje ministri për këto pretendime.
Kryeprokurori Lumezi këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ai me këtë rast shtoi se prokuroria, në bazë të informacioneve të marra nga mediet, ka nisur fazën e hetimeve dhe është duke mbledhur materiale për pretendimet se ministri Rikallo ka abuzuar me qytetarë të Kosovës gjatë luftës.
Lumezi ka thënë se nga ministri i ri presin përkrahje dhe punë të përbashkët për luftën kundër krimit të organizuar.
Ndërsa ministri Tahiri ka thënë se e ka njoftuar kryeprokurorin e shtetit për ligjet që janë duke i përgatitur e të cilat do të jenë një ndihmës për punën e prokurorive dhe do të ndihmojnë ata në luftën kundër krimit të organizuar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












