Kosova
Promovohen bukuritë natyrore të Kosovës përmes alpinistes Uta Ibrahimi
Tashmë ka filluar Fushata Globale për Ditën e Pastrimit të Botës, që këtë vit do të drejtohet nga Kosova në më shumë se 150 shtete të ndryshme të botës dhe do të mbahet më 21 shtator.
Fushata ka filluar me një video promovuese, pjesë e së cilës është bërë edhe alpinistja nga Kosova me famë botërore, Uta Ibrahimi, e cila u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë që t’i bashkohen Ditës së Pastrimit të Botës.
Përmes kësaj videoje, e cila do të lansohet në më shumë se 150 shtete të ndryshme, do të shfaqen disa nga vlerat më të mira natyrore të shtetit të Kosovës, të cilat falë kësaj fushate do të promovohen në gjithë botën.
Në këtë video promovuese, përveç bukurive natyrore të Kosovës, shfaqet edhe ndotja si fenomen shqetësues, në mënyrë që të ngritët vetëdija për dëmin që u shkaktohet bukurive natyrore nga mbeturinat që hidhen.
Përmes mesazhit sensibilizues që transmetohet nga alpinistja nga Kosova që ka prekur katër nga majat më të larta në botë, kërkohet që secili prej nesh të ndaj pak minuta çdo ditë, dhe në këtë mënyrë ta bëjmë të mundur që të jetojmë në një planet të pastër.
Uta, është krenare që vie nga Kosova, nga shteti që tani po udhëheq një fushatë kaq të madhe të pastrimit, falë suksesit që “Let’s Do It Kosova” shënoi gjatë fushatës tre mujore “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila nisi me 15 shtator 2018 dhe përfundoi me 15 dhjetor 2018.
Rrjeti Global “Let’s Do It Ëorld” ka zgjedhur shtetin e Kosovës që për vitin 2019 dhe 2020 të drejtojë Ditën e Pastrimit të Botës në më shumë se 150 shtete, falë suksesit që ka treguar ndër vite me aktivitete për pastrimin e Kosovës dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe mbajtjen pastër të tij.
Në Konferencën për Ditën e Pastrimit të Botës që u mbajt në Tallinn të Estonisë [24-27 janar 2019], shteti i Kosovës u prezantua si storie suksesi, për shkak të implementimit të një Fushate, të cilës iu bashkuan 10 për qind e popullsisë së Kosovës, e cila rezultoi me pastrimin e mbi 900 deponive ilegale të mbeturinave.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















