Lajme
Pronarja e lokalit përballet me akuza të reja pas tragjedisë që tronditi Zvicrën
Hetimet për zjarrin vdekjeprurës në Crans-Montana zgjerohen, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 41 persona
Hetimet për zjarrin tragjik që përfshiu lokalin “Le Constellation” në qendrën turistike të skijimit në Crans-Montana kanë marrë një kthesë të re. Bashkëpronarja e lokalit, Jessica Moretti, është përballur me një akuzë shtesë për falsifikim dokumentesh, krahas akuzave ekzistuese për vrasje nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Jessica dhe bashkëshorti i saj, Jacques Moretti, janë nën hetim që nga tragjedia e natës së Vitit të Ri, kur një zjarr shkatërrues në lokalin e tyre shkaktoi vdekjen e 41 personave dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve. Shumica e viktimave ishin të rinj që po festonin ndërrimin e viteve.
Sipas prokurorëve, akuza e re lidhet me një faturë të dyshuar si e falsifikuar, e cila mund të ketë rëndësi në hetimet për kushtet e sigurisë dhe menaxhimin e lokalit. Avokatët e Jessica Moretti kanë mohuar çdo shkelje, duke insistuar se klientja e tyre është e pafajshme.
Çifti Moretti u paraqit sërish para prokurorëve në Sion këtë javë, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe sqarime për rrethanat që çuan në një nga tragjeditë më të rënda në historinë moderne të Zvicrës.
Hetimet po shqyrtojnë jo vetëm përgjegjësinë e pronarëve, por edhe rolin e autoriteteve lokale, pasi është zbuluar se lokali nuk ishte inspektuar për sigurinë kundër zjarrit për disa vite para katastrofës.
E-Diaspora
-
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” "Në thelb, kjo iniciativë është një sulm i drejtpërdrejtë dhe i pamenduar mirë mbi rrugën bilaterale... -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës -
Pothuajse gjysma e votuesve kanë votuar deri në mesditë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zjarri e bën të pabanueshme një qendër azili në Graubünden Një banor dyshohet se e ka ndezur qëllimisht zjarrin, siç njoftoi policia kantonale e Graubünden të... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Ruag do të montojë më pak avionë luftarakë F-35 -
Sistemi i ri i hyrjes çon në pritje më të gjata në aeroportet zvicerane -
Familjet e reja emigrojnë më pak nga Bazeli














