Botërori 2026

Xhaka: Nëse luajmë kështu, do të shkojmë herët në shtëpi

“Nuk mund të paraqitesh kështu, përndryshe kthehesh në shtëpi pas tri ndeshjes. Duhet të zgjohemi”, ka thënë kapiteni i Zvicrës

Granit Xhaka nuk ka mbetur i kënaqur me barazimin 1:1 të Zvicrës me Australinë.

Deklarata e Xhakës pritet të komentohet shumë në mediat zvicerane.

“Kishte gjëra që nuk ishin mirë këtë javë dhe kjo ka ndikuar në lojë. Por kam mësuar që nuk mund t’i them të gjitha. Ishte miqësore, por të luash kështu e bënë të vështirë. Nuk mund të paraqitesh kështu, përndryshe kthehesh në shtëpi pas tri ndeshjes. Duhet të zgjohemi”, ka thënë kapiteni i Zvicrës.

Ai ka theksuar se barazimi 1:1 ishte ftesë për zgjimin e të gjithëve, transmeton albinfo.ch.

“Nëse punon fort, kjo shfaqet në fushë. Ky nuk ishte rast këtë javë. Si kapiten unë duhet të jem me besim. Kemi një javë për të punuar me veten tonë dhe më pas do të jemi gati. Për këtë na duhet përkushtim maksimal”, ka shtuar Xhaka.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin i pyetur për deklaratën e Xhakës ka thënë se do të diskutojë me të privatisht.