Kosova
Osmani: Shpresoj që sot të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova të festojë dhe të fitojë
“Shpresoj që sot të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova të festojë dhe të fitojë”, u shpreh Vjosa Osmani
Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik.
Pas votimit, Osmani u shpreh se pret që procesi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe transparente, duke kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në formimin e shpejtë të institucioneve të reja në vend.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
“Dua t’u uroj të gjithë qytetarëve një proces të rregullt, i cili kontribuon në demokraci dhe në krijimin sa më shpejt të institucioneve, në mënyrë që Kosova të dalë nga kriza. Shpresoj që sa më shumë qytetarë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Njëkohësisht i falënderoj të gjitha institucionet që gjatë ditës do të jenë në terren për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, deklaroi ajo.
Osmani e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të rëndësishëm për vendin, duke shprehur besimin se qytetarët do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm politik të Kosovës.
“Shpresoj që sot të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova të festojë dhe të fitojë”, u shpreh ajo.
Sipas Osmanit, vota e qytetarëve do të jetë vendimtare për formimin e institucioneve të reja dhe për tejkalimin e krizës politike në vend.
E-Diaspora
-
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” "Në thelb, kjo iniciativë është një sulm i drejtpërdrejtë dhe i pamenduar mirë mbi rrugën bilaterale... -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës -
Pothuajse gjysma e votuesve kanë votuar deri në mesditë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shifrat në aeroportet evropiane: Bien fluturimet në Zvicër, rriten në Shqipëri e Maqedoni Ndërkohë, disa tregje më të vogla në perëndim të zonës jo-BE+ vazhduan të regjistronin rritje mbresëlënëse:... -
Ticino mund të bëjë histori: Zvicra drejt sigurimit të parë të detyrueshëm dentar -
Pronarja e lokalit përballet me akuza të reja pas tragjedisë që tronditi Zvicrën -
Zjarri e bën të pabanueshme një qendër azili në Graubünden -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve”












