Kosova
Propozohet uniforma e veteranit të UÇK-së
Ish-eprori i Brigadës 111 ‘Adem Jashari’, Ferid Berisha, i njohur me nofkë ‘Shkupi’, është ideatori, i cili për herë të parë dha idenë e dizajnit të një uniforme të veteranit të UÇK-së.
“E kam ndje vetën shumë keq kur kam shku në varrime të shokëve të mi pa uniformë. Fatkeqësisht shumica e veteranëve dhe luftëtarëve të cilët kanë qenë në luftën e Kosovës, disa prej tyre i kanë ruajtur uniformat e luftës, por shumica edhe nuk i kanë” – thotë Berisha. 
Për idenë e një uniforme të unifikuar e ceremoniale të veteranëve, Berisha thotë se është konsultuar me ish-pjesëtarë të brigadës së tij dhe se të gjithë janë pajtuar që të kenë një uniformë të tillë.
Ndërsa, gjatë punës me këtë projekt, Berisha thotë se ka lindur nevoja edhe për krijimin e një fondacioni, të cilin e quajtën “Don’t Forget” që në shqip do të thotë “Mos të harrojmë”.
“Ai fondacion është krijuar me qëllimin e kazermës, mirëpo tani mendimet janë zgjeruar edhe më tej që të bëjmë projekte në të mirën e historisë së lavdishme të UÇK-së dhe historisë kombëtare”- rrëfen Berisha.
Kjo uniformë, më 5 shkurt 2025, u testua për herë të parë në ‘Lutjet e Mëngjesit në Uashington nga Kryetari i shqiptarëve veteranë në Kroaci, Esat Qollaku dhe ish-eprori Ferid Berisha.
Miratimin më të mdh për këtë hap të tyre, thonë se e morën në Uashington, për çka thonë se nisma e tyre u përkrahë nga figura të rëndësishme dhe luftëtarë të tjerë të huaj.
Pas kësaj, ata dërguan kërkesën për zyrtarizimin e kësaj uniforme, pas diskutimeve për krijimin e rregullores për bartjen e saj.
Pasi u ftuan si veteranë të UÇK-së, ata kërkuan që të merrnin pjesë në këtë ceremoni me uniformën tashmë të re të UÇK-së.
Kjo kërkesë e tyre ishte aprovuar.
“Ajo që neve na ka identifikuar të gjithëve ka qenë emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht me atë emblemë ne tani duhet ta evidentojmë si pasardhës, që si veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta kemi një uniformë të unifikuar”- thotë Qollaku.
Ndërkaq, simbolikat e emblemave që janë të paraqitur në veshje janë emblema e UÇK-së, shenja e Brigadës ku ata ishin pjesë e saj dhe poashtu emblemën e shtetit të Kosovës.
Ish-ushtari britanez dhe gazetari, i cili xhiroi betejën e Jasharëve më 06 mars 1999,Vaughan Smith thotë se kjo uniformë duket dinjitoze dhe e dobishme për shoqërinë.
“Mendoj se duket e pjekur, duket dinjitoze, nuk mund ta ngatërroni me uniformën që do të vishte dikush që shërben sot, kështu që duket ndryshe dhe duket dinjitoze”- thotë Smith.
Ideatori i saj, Ferid Berisha thotë se uniforma tashmë do të jetë e gatshme të blihet edhe nga qytetarë, ndërsa thotë se janë duke punuar për krijimin e një rregulloreje se kur dhe si duhet të bartet ajo./KALLXO
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë
















