Lajme
Prostituta shqiptare e shantazhon klientin duke i kërkuar 100 mijë euro
Ajo kishte provuar t`i bënte shantazh, duke i kërkuar 100 mijë euro si kusht për mos denoncimin e lidhjeve të tij me të, pasi që ajo gjoja ishte e mitur, dhe kontakti me të ishte i dënueshëm
Një qytetar i Tirolit jugor, Itali, për pak të pësojë rëndë nga vizitat që i kishte bërë gjatë tetorit të kaluar një prostitute shqiptare në Bozen. Ajo kishte provuar t`i bënte shantazh, duke i kërkuar 100 mijë euro si kusht për mos denoncimin e lidhjeve të tij me të, shkruan stol.it. Kjo, për faktin se, siç shprehej ajo, ishte ende e mitur, nuk i kishte mbushur 18 vjet dhe në këtë mënyrë kontakti me të ishte i dënueshëm.
Por, personi në fjalë ndërkohë ka inkuadruar policinë dhe shqiptarja 21 vjeçare (A.B.) tashmë është arrestuar. I dëmtuari, i mbuluar nga policia, ka shkuar te ajo me një pliko me para të rreme për t`ia dorëzuar në vendin ku janë marrë vesh. Në afërsi të saj ndodhej edhe partneri i saj, një shtetas shqiptar (K.J.) i moshës 27 vjeçare, pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali. Edhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal pasi që nuk përjashtohet të ketë qenë në bashkëveprim me A.B.
Ndaj saj po zhvillohen hetime për të parë nëse ajo kishte shantazhuar kështu edhe klientë të tjerë të saj. Gjyqtari hetues e ka liruar shqiptaren e re dhe ajo do të paraqitet para gjyqit në muajin maj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













