Lajme
Protesta në Luginë të Preshevës për Ditën e Flamurit
Protesta është mbajtur kundër diskriminimit të vazhdueshëm të Beogradit zyrtar që po i bëhet shqiptarëve të këtij rajoni
Në mesin e protestuesve në Preshevë e Bujanoc ishin edhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare.
“Lugina e Preshevës vazhdon të jetë e tensionuar, si pasojë e vijimit te politikës së injorimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga politika zyrtare e Beogradit dhe nga mungesa e duhur e vëmendjes së faktorit ndërkombëtar për këtë rajon”, u tha në fjalën hyrëse të protestave.
“Mospërfillja e kërkesave për realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, arrestimet në vazhdimësi të shqiptarëve, moslejimi i përdorimit të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe simboleve kombëtare, Militarizimi i Luginës me forca të uniformuara paraushtarake dhe ushtarake, janë probleme me të cilat po ballafaqohemi për ditë”, u thanë të jenë problemet me të cilat shqiptarët po ballafaqohen çdo ditë në këtë rajon.
Kjo është protesta e tretë e shqiptarëve që organizohet në Luginë të Preshevës kundër kufizimeve të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











