Maqedonia
Protesta në Shkup: Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër
Kjo është protesta e dytë kundër ajrit të ndotur në Shkup
Me mbishkrimet, “Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër” dhe “Buxheti është shkopi magjik për ndotjen” filloi marrshi protestues për ajër të pastër para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdoi te Kuvendi dhe përfundoi para godinës së Qytetit të Shkupit, shkruan Alsat.
Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human” u tha se institucionet ende nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre ndërsa kanë katër kërkesa për të luftuar ndotjen e ajrit në Shkup, transmeton albinfo.ch.
“Kërkesat janë të ndara në katër kategori; kategoria e mbikëqyrjes të industrisë e cila duhet të mbikëqyret 24 orë, sepse e dimë se sa ndotin por nuk kemi numra që ta vërtetojmë atë, ngrohja, qoftë në institucionet shtetërorë apo neper shtëpi që të kaloje në ngrohje ekologjike…të kemi transport publik funksional dhe të kemi velo rrjeta që qytetarët të mos detyrohen të vozisin automjete dhe ajo finale që të zgjidhet problemi me mbeturinat apo deponitë publike por edhe ato të egrat si ajo e Vardarishtës e cila mbetet problem i Shkupit”, tha Gorjan Jovanovski – Nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human”.
Kjo është protesta e dytë kundër ajrit të ndotur në Shkup. Marshi i parë protestues ishte me 10 dhjetor ndërsa në këtë protestë për dallim nga e kaluara kishte më shumë qytetarë.
“Shumë është e rëndësishme që të dalim në protestat për ajër të pastër sepse ajo është që na helmon neve dhe fëmijët tonë. Duhet të gjithë të dalin pa dallim të nacionalitetit, moshës, vendit ku jetojnë sepse nëse jemi pak atëherë qeveria nuk ndjejnë presion që të ndërmarrin diçka dhe rezultati nga ajo do të jetë jo vetëm që do të helmohemi si tani por kjo do të shtohet”, u shpreh Zdravko Savevski – Aktivist.
“Pres që institucionet të përgjigjën ashtu siç duhet dhe të fillojnë të zgjidhet problemi me ndotjen dhe të mos mbetet vetëm në “Do të”, fjala “Do të” më nuk kalon”, tha një qytetare.
“Të ketë më shumë vëmendje ndaj këtij problemi sepse nuk është që të gjithë qëndrojmë në shtëpi dhe jemi “Okay” me atë që ndodh. Çdo ditë ka më shumë të sëmurë nga ndotja dhe nuk e kemi pranuar problemin ashtu siç është”, u shpreh një qytetare tjetër.
Sipas iniciativës “Qyteti i Gjelbër Human”, ajri i ndotur kërcënon seriozisht shëndetin, veçanërisht për të sapolindurit ndërsa shtuan se rreth 3.000 njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit ku 11.6% e vdekjeve në vendin tonë lidhen me ndotjen e ajrit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












