Futboll
Protesta të dhunshme në Sofje teksa po zhvillohet ndeshja Bullgari-Hungari
Protesta të dhunshme janë zhvilluar para stadiumit kombëtar në Sofje, ku është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndeshja kualifikuese për Euro2024 Bullgari-Hungari.
Mijëra tifozë bullgarë të futbollit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke protestuar kundër mënyrës si po menaxhohet Federata e Futbollit, një demonstratë që përfundimisht është mbizotëruar nga aktet e dhunës, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Pak minuta para fillimit të sfidës, tifozët hodhën bomba të improvizuara molotovi, gurë dhe shishe plastike drejt policisë. Pas djegies së kazanëve të mbeturinave, policia është kundërpërgjigjur duke nxjerrë autobotet që hedhin ujë për shpërndarjen e turmës.
Rreth 1,600 policë me pajisje për rebelim u stacionuan rreth stadiumit në qendër të Sofjes, ndërsa mediat raportojnë se disa protestues kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me forcat e rendit.
Ajo çka tërboi tifozët bullgarë dhe i bëri të dalin në shesh për të zbrazur zemërimin ishte vendimi i drejtuesve të Unionit Bullgar të Futbollit për të luajtur ndeshjen e së enjtes me tribunat bosh.
VIDEO:
https://twitter.com/hooliganscz1999/status/1725192565836616116
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












