Lajme
Protesta të mundshme në SHBA para inaugurimit të Joe Biden
FBI paralajmëroi protesta të mundshme të armatosura në Shtetet e Bashkuara, përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar.
Agjencia federale e zbatimit të ligjit tha se “protestat e armatosura” mund të planifikohen në të 50 kryeqytetet e shteteve dhe në ndërtesën e Kongresit, nga data 16 janar deri së paku më 20 janar.
Në shumicën e shteteve, me përjashtim të Uashingtonit, mbajtja hapur e armëve është e ligjshme.
Paralajmërimi vjen derisa Uashingtoni dhe legjislaturat e shteteve janë duke rritur sigurinë, pas dhunës së turmave, javën e kaluar në Kongres, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Pesë njerëz kanë vdekur gjatë sulmit në Kongres, pasi presidenti Donald Trump i ka nxitur mbështetësit me pretendime të pabazuara për mashtrime në zgjedhje.
FBI po ashtu tha se ka marrë informacione për një grup që u bën thirrje të tjerëve të “sulmojnë” ndërtesat e gjykatave shtetërore, lokale dhe federale dhe ndërtesat administrative, nëse Trump hiqet nga detyra para përfundimit të mandatit të tij.
Sipas paralajmërimit që kanë siguruar rrjetet ABC News dhe CNN, grupi kërcënon t’i “sulmojë” ndërtesat qeveritare në gjithë vendin, edhe në ditën kur Biden inaugurohet.
Dhoma e Përfaqësuesve, e cila udhëhiqet nga demokratët, synon të nisë gjykimin e presidentit Trump gjatë kësaj jave, nëse nënpresidenti Mike Pence dhe kabineti nuk e përdorin autoritetin kushtetues për ta larguar atë nga zyra ose për ta nxitur të japë dorëheqje.
Biden tha të hënën se nuk ka frikë të bëjë betimin në shkallët jashtë ndërtesës së Kongresit, që është vendi tradicional për ceremoninë e betimit.
Pas kësaj, Biden pritet të marrë pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave, së bashku me ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton, për të shprehur mesazhe uniteti.
Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit – një vendim që presidenti i zgjedhur e ka mbështetur. Pence, në anën tjetër, ka thënë se planifikon pjesëmarrjen.
Në përgjigje të shqetësimeve për dhunën, Trump lëshoi të hënën mbrëma një deklaratë emergjente për kryeqytetin. Deklarata e lejon Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave të koordinohen me autoritetet lokale sipas nevojës. Deklarata do të jetë në fuqi deri më 24 janar.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së sekretarit për Sigurinë e Brendshme, Chad Wolf, dha papritur dorëheqje nga udhëheqja e organit përgjegjës për sigurinë e inaugurimit më 20 janar.
Wolf, i cili tha se largohet për arsye procedurale, emëroi Pete Gaynorin, administratorin e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, për ta zëvendësuar atë. Wolf nuk përmendi në dorëheqjen e tij ngjarjet që kanë të bëjnë me rrethimin e Kongresit.
Në një tjetër zhvillim, Garda Kombëtare u autorizua të dërgojë deri në 15,000 trupa në Uashington, për të forcuar sigurinë për inaugurimin.
Kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, gjithashtu kërkoi që Departamenti i Brendshëm i SHBA-së t’i anulojë lejet e tubimeve publike deri më 24 janar.
Ajo u bëri thirrje amerikanëve që t’i shmangin udhëtimet në Uashington për ceremoninë e inaugurimit.
Trump nuk ka bërë asnjë deklaratë publike prejse është bllokuar nga disa platforma të mediave sociale – përfshirë Twitter – të premten e kaluar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











