Jeta në Zvicër
Protestë në Bernë: Lëndohen 10 policë dhe një protestues
Protestuesit kanë gjuajtur me gurë, fishekzjarrë dhe me gjësende tjera ndërsa janë sulmuar edhe me drita laseri. Nga ana e saj policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji
Në një protestë që u mbajt mbrëmjen e të shtunës në Bernë, e treta gjatë një jave, janë lënduar së paku 11 persona. Një mobilizim i madh i policisë ka penguar rreth 200 demonstruesit që të vijnë në qendër të qytetit nga pika në Reithalle, prej nga ishin nisur, transmeton srf deklarimet e policisë.
Kanë qenë rreth pesëdhjetë persona demonstrues të maskuar, të cilët kanë vendosur barrikada në rrugë dhe disave prej tyre edhe ua kanë futur zjarrin. Po ashtu i është vënë flaka edhe një kamioni. Policët janë gjuajtur me gurë, fishekzjarrë dhe me gjësende tjera ndërsa janë sulmuar edhe me drita laseri, përcjell albinfo.ch. Nga ana e saj policia ka përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t`i shpërndarë demonstruesit.
Raportohet se të lënduar janë dhjetë policë dhe një protestues.
Këshilli i qytetit të Bernës, i cili mbizotërohet nga e majta, ka shprehur me këtë rast indinjatë lidhur me dhunën e ushtruar. Ai ka apeluar që të zhvillohet dialog dhe të hiqet dorë nga përdorimi i dhunës.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?










