CH-Ballkani
Protestë në Bruksel: “Gruevski Ik! Shqiptarët me qëndrim unik!”
Komuniteti Shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesëmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e të mërkurës 10 maj 2017!
Duke pasur parasysh situatën destabilizuese të krijuar në Maqedoni, një kolektiv përfaqësues i Komunitetit shqiptar të Belgjikës mori vendimin që të organizohet një protestë të mërkurën më 10 maj, ora 15:00 përballë Komisionit Evropian (Rond-point Schuman, 1000 Bruksel).
Përmes kësaj proteste, Komuniteti shqiptar i Belgjikës teksa përshëndetë zgjedhjen e Kryetarit te ri të Kuvendit:
– dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionit të Parlamentit dhe liderëve të mazhorancës së re ;
– i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës ;
– kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve si një popull shtetformues në Maqedoni;
– i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj regjimit maqedonas por dhe të aktivizohen më intensivisht në instancat ndërkombëtare;
– i bën thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevskit për largimin e tij dhe ballafaqimin me organet e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim të detyrës zyrtare ;
– i bën gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj për zgjerimin, paqen dhe stabilitetin në Ballkan teksa ky rajon rrezikohet nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.
Prandaj, Komuniteti Shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesëmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e të mërkurës 10 maj 2017!
Pas protestës, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar të Belgjikës do t’i dorëzojnë një memorandum autoriteteve të Bashkimit Evropian.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Maj 2017
- Ora15:00
- LokacioniBruksel
- Data e përfundimit6 Maj 2017 - 16:00
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












