Lajme
Infermierët protestuan në 11 qytete të Zvicrës: “Duartrokitja nuk mjafton”
Në ditën e infermierisë, ata kanë kërkuar më shumë paga dhe më shumë staf pas një viti që ishte veçanërisht intensiv për shkak të pandemisë së koronës
Disa qindra infermierë/e kanë dalë sot në rrugë, në njëmbëdhjetë qytete të Zvicrës, nën moton “Duartrokitja nuk mjafton”.
Në ditën e infermierisë, ata kanë kërkuar më shumë paga dhe më shumë staf pas një viti që ishte veçanërisht intensiv për shkak të pandemisë së koronës.
Në Bazel, një reporter nga Keystone-SDA ka numëruar rreth 400 njerëz në “Walk of Care” në mbrëmjen e hershme të ditës së sotme. Në Cyrih dhe Bernë, janë mbledhur rreth 100 veta ndërsa në Schaffhausen, rreth 120.
Infermierët dhe sindikata Unia kanë shtruar me këtë rast katër kërkesa: rritje e mbrojtjes shëndetësore përtej pandemisë, numër më të madh të vendeve të punës dhe më shumë paga, financim të drejtë të infermierisë dhe zbatim të iniciativës së infermierisë., transmeton albinfo.ch.
Sipas një deklarate të Unia-s, ekziston nevoja për më shumë respekt dhe njohje për profesionin e infermierisë, të ushtruar kryesisht nga femrat.
Pagat në asnjë mënyrë nuk korrespondojnë me punën e përditshme të kryer nga infermierët. Në Zvicër, gjithashtu, janë paraqitur indikacione në rritje se kuota e njerëzve që largohen nga profesioni i tyre do të rritet pas pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Edhe para kësaj, sipas drejtores menaxhuese të SBK-së, Yvonne Ribi, pothuajse gjysma e infermierëve të kualifikuar kanë lënë profesionin e tyre. Sipas SBK, deri në vitin 2030 parashihet që Zvicrës t`i mungojnë rreth 65,000 infermierë.
Reklamë:
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë















