Lajme
Proteston Vetëvendosje, 62 të arrestuar
Vetëvendosje raporton për 62 protestues të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputetja nga radhët e kësaj lëvizje, Albana Gashi
Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar të mërkurën në një protestë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për privatizimin e Distribucionit për Furnizim me Energji elektrike.
Në mesin e aktivistëve të arrestuar, siç thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes, janë edhe disa deputete të Kuvendit të Kosovës.
Aktivistët e Vetëvendosjes së bashku me përfaqësues të sindikatave të pavarura, janë mbledhur para dyerve të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar ndërprerjen e privatizimit.
Protesta u organizua në kohën kur pritej nënshkrimi për privatizimit të Distribucionit të KEK-ut ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë Turke Lima&Çalik.
Sipas Vetëvendosjes, protestuesit janë sulmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa raportohet për tre protestues të lënduar.
Lëvizja Vetëvendosje raporton për 62 protestues të arrestuar, në mesin e tyre edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj lëvizje, Albana Gashi. Polica e Kosovës akoma nuk është deklaruar për këtë protestë.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e ka quajtur të paskrupullt vendimin e qeverisë për privatizimin e Distribucionit të KEK0ut në vlerën 26 milionë euro. “Sot është falur Distribucioni i KEK-ut. Është një prej hajnive më të mëdha që është bërë. 26 milionë euro bëjnë dy kilometra e gjysmë asfalt”, tha ai.
Ndryshe çështja e privatizimit të KEK-ut, por edhe protesta e të mërkurës ka qenë objekt debati në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre Në Zvicër, një numër gjithnjë e më i madh grash të reja po zgjedhin të ngrijnë... -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë -
Mbrojtja ajrore: Nga Franca një ofertë për Zvicrën -
Siguria në Aeroportin e Cyrihut: Policia kantonale dëshiron të identifikojë më mirë autorët e mundshëm -
Mbipopullimi në burgjet zvicerane arrin nivele kritike












