Lajme

Tri të katërtat e energjisë së Zvicrës importohen

Tre të katërtat e energjisë së Zvicrës importohen

Burimet energjetik të Zvicrës ishin të mjaftueshme vetëm deri më sot; tani e tutje dhe deri në fund të vitit vendi do të jetojë “me kredi” – që do të thotë se do të mbështetet vetëm në naftën, gazin dhe uraniumin e importuar, njofton albinfo.ch.

Sipas Swiss Energy Foundation (SES), tri të katërtat e energjisë së Zvicrës importohen, i cili përfshin të gjitha produktet e naftës, gazin natyror dhe lëndët djegëse bërthamore.

Për të zvogëluar varësinë e saj të konsiderueshme nga burimet e huaja të energjisë, veçanërisht në funksion të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë, SES po i bën thirrje Këshillit Federal të përshpejtojë zhvillimin dhe prodhimin e energjisë alternative, të rinovueshme. /Albinfo.ch