Lajme
Pse filmi “The Menu” u bë shkak i mbylljes së restorantit më të mirë në botë me pronar shqiptar?
Njerëzit po ia vënë “fajin” filmit të Ralph Fiennes, “The Menu” për mbylljen e Noma-s, që është cilësuar si një nga restorantet më të mirë në botë, përcjell albinfo.ch.
Skenari i komedisë përqendrohet te çifti Margo (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult), të cilët udhëtojnë në një ishull të madh për të ngrënë në një restorant të njohur që menaxhohet nga kuzhinieri Slowik (Ralph Fiennes).
Me regji të Mark Mylod, filmi vjen si një qasje e mprehtë jo vetëm për qesharakun e kulturës së ushqimit dhe pijeve, por edhe për politikën klasore dhe elitizmin që shpesh vjen me të.
Pasi filmi u shfaq në Disney+ në fillim të këtij muaji, restoranti me tre yje “Noma” njoftoi se do të mbyllte dyert, dhe shumë përdorues në mediat sociale janë shprehur tashmë se ndoshta nuk bëhet fjalë për një rastësi.
Noma, i drejtuar nga René Redzepi, është një restorant në Kopenhagë, Danimarkë , i cili njihet si një novator i kuzhinës së re nordike.
Që nga hapja e dyerve të tij në 2003, ai është cilësuar si restoranti më i mirë në botë.
Një përdorues shkroi në Twitter: Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time që The Menu ishte një gozhdë në arkivol për Noma-n.
Një tjetër shkroi: “Pashë The Menu dje dhe sot mora vesh që Noma po mbyllet…vështirë të mos i lidh këto të dyja në mendjen time.
Pronari i Noma-s, René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ëma daneze.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












