Bota
Pse paga minimale është shumë e ulët në Gjermani?
Sipas raportit, rritja e pagës minimale arriti një mesatare prej 2.7% në 22 shtete, por rritja ishte më e ngadaltë në vendet perëndimore
Pagat minimale janë rritur në të gjithë Bashkimin Evropian, megjithatë, Gjermania renditet nga fundi i vendeve të Evropës Perëndimore, sipas një raporti të fondacionit Hans Böckler.
Raporti tregoi se Gjermania rezultoi në vend të parafundit, me 9.19 euro për orë (10.35$), pavarësisht rritjes me 35% më herët gjatë vitit.
Gjermania mposhti vetëm Mbretërinë e Bashkuar, me një pagë minimale prej 7.83 funte që vlen tashmë 8.85 euro.
Megjithatë, kjo e fundit është rezultat i rënies së funtes nga referendumi për Brexit, transmeton Scan.
Pavarësisht se pagat gjermane ishin më të larta në krahasim me vendet e Evropës Lindore e Jugore, punëtorët janë ende të cenuar nga varfëria.
Paga minimale, që arrin në rreth 1,146 euro në muaj pas taksave dhe kontributeve sociale, mezi kalon kufirin e varfërisë dhe përbën vetëm 48% të të ardhurave mesatare kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Për krahasim, vende si Turqia ofrojnë një pagë minimale prej rreth 74% të të ardhurave mesatare kombëtare, ndërsa në Portugali, shifra arrin në 61%. Pavarësisht se Gjermania ka një reputacion për qiratë dhe kostot e lira të jetesës krahasuar me standardet e Evropës Perëndimore, paga minimale ka mbetur pas.
Sipas raportit, rritja e pagës minimale arriti një mesatare prej 2.7% në 22 shtete, por rritja ishte më e ngadaltë në vendet perëndimore.
Më herët gjatë vitit, Ministri i Punës Hubertus Heil, lajmëroi se Gjermania do të përpiqet të caktojë një pagë minimale evropiane, kur të marrë presidencën e Këshillit Evropian në 2020.
Kjo do të afrojë Evropën drejt objektivave të 2020-ës dhe do të nxjerrë 20 milionë njerëz nga rreziku i varfërisë. Nga ana tjetër, një trend rritës i pagës minimale është vëzhguar në vendet jugore dhe lindore.
E-Diaspora
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahaj e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët














