Shqipëria
Pse po ikin shqiptarët?
Arsyet e ikjes së shqiptarëve sipas ekspertëve janë, ekonomia, politika, siguria sociale.
Në një emision shqiptar sot u diskutua se pse po ikin shqiptarët’, ndërsa i ftuar në studio përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ishte eksperti i ekonomisë Besart Kadia, i cili renditi 4 faktorë kryesorë përse qytetarët detyrohen të braktisin vendin.
“Ka shumë arsye. Është një shoqëri që është gati në dështim të vetëbesimit të saj, ku përfshihen çështjet ekonomike si rezultat i prekshëm dhe i menjëhershëm, çështjet e ngërçit politik si fenomen i përditshëm i jetës së tyre dhe siguria socilale e brezave të ardhshëm. Eshtë një kombinim i disa faktorëve që në tërësi, të gjitha bashkë pra si ekonomike si politike si sociale dhe e fundit unë do të thoja që është një krizë ë e thellë kulturore. Këto 4 faktorë janë simbolikë të një qytetërimi, të një civilizimi, të një shoqërie në kaos që e gjen zgjedhjen e vetme tek largimi”, deklaroi Kadia.
Sipas ekspertit Kadia edhe vende të tjera të Ballkanit kanë të njëjtat probleme , ai veçon Krocianë që ka të njëjtin trend të shpopullimit, po ashtu Bosnje-Hercegovina, Maqedonia etj . Po a është më shumë i dëmshëm apo fitimprurës për një vend emigrimi i qytetarëve të tij?
“Këta emigrantë që largohen marrin aftësi të reja në vendet që shkojnë,në rast se ata riintegrohen në ekonominë Shqiptare është pozitive për neve. Rasti i dytë është: qëndrojnë atje dhe dërgojnë remitanca. Edhe kjo do të ishte pozitive. Dhe skenari i tretë që është fatkeqësia është që as nuk dërgojnë remitanca dhe as nuk rikthehen dhe ekonomia Shqiptare vuan nga mungesë e krahut të punës të qytetarëve të rinj” thekson eksperti.
Por cila është zgjidhja për të ndalur këtë lloj ‘hemoragjie’ të moshës së re?
“Sigurimet Shoqërore duhet të jenë të mjaftueshme që ta mbajnë qytetarin Shqiptar që këtu ka një të ardhme. edyta, duhet të krijohet besimi që shteti nuk po vjedh, në mënyrë që ti të kontribuosh dhe të ndihesh i sigurt. E treta lidhet me rininë, që të ndjehet meritokracia pra që nëse ti qëndron do të shpërblehesh , shpenzimet reale për edukimin, dhe investimi në kultutë sepse qytetarët janë në grindje të vazhdueshme me njëri-tjetrin, kopshtet dhe shëndetësia, po nuk u bënë këto njerëzit do largohen” , deklaroi ndër të tjera Besart Kadia, shkruan TopChanel, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












