Shqipëria
Pse Shqipëria konsiderohet si “perla” evropiane?
Shqipëria, e vendosur disa qindra kilometra larg Kroacisë në skajin jugor të Gadishullit Ballkanik, ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve anembanë botës me potencialin e saj të madh për t’u bërë një nga pikat më të vizituara të Europës.
Kjo kryesisht në sajë të vijës bregdetare spektakolare me rërë të bardhë, pozicionin e saj të lakmueshëm me pamje tërheqëse përpos situatws sw saj ekonomike të vështirë, e cila sërish favorizon turistët duke qenë një destinacion shumë i lirë për t’u vizituar. Është e vërtetë që potenciali i Shqipërisë ka mbetur kryesisht i pashfrytëzuar, kjo për shkak turizmit ende të pazhvilluar, por kjo është një arsye më shumë për ta vizituar këtë vend tani, përpara se të mbipopullohet nga turistët, thekson Travel News, përcjell albinfo.ch
Një shëtitje në kryeqytet, është një mënyrë e këndshme për ta nisur udhëtimin tuaj, me Tiranën e cila së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të zhvillimit duke rritur numrin e hoteleve, restoranteve dhe bareve me cilësi të lartë. Mënyra më e mirë për të eksploruar Shqipërinë është që të marrësh me qira një makinë dhe të udhëtosh sa më shumë pranë bregdetit, duke admiruar rivierën mahnitëse dhe ujërat e kaltër të Adriatikut gjatë gjithë rrugës.
Çuditërisht, shumë nga plazhet e Shqipërisë janë shumë të nën-populluara nga standardet europiane, të cilat nëse do të kishin të njëjtin peizash do të ishin tepër të lakmuar nga të gjithë. Plazhet e bukura, ushqimi dhe akomodimi i lirë e bëjnë Shqipërinë një destinacion ideal pushimesh. Ju mund të shijoni disa pushime fantastike në Shqipëri me një çmim shumë të përballueshëm.
Ndër pikat më të bukura përgjatë rivierës është Dhërmiu, i cili rrethohet nga ujërat kristalore kudo në Ballkan. Si rezultat, është bërë shpejt një qytet turistik, me hotele luksoze. Saranda, Vlora dhe Himara janë gjithashtu qytete bregdetare të njohura, me plazhe të mrekullueshme që ia vlen të shijohen për një ose dy ditë.
Në shumë mënyra, Shqipëria ndjehet më shumë si Azia Jug-Lindore sesa Europa; është e nxehtë dhe e thatë, ka plazhe të bukura kudo, dhe është pabesueshme se si vijon të jetë aq e lirë. Përkundër gjithçkaje që po ndodh, Shqipëria nuk është për të gjithë dhe ka disa arsye që mund t’ju bëjnë të mendoni dy herë para se të rezervoni një udhëtim atje. Pasi shpëtoi nga periudha e komunizmit, Shqipëria ishte e arritshme vetëm për të huajt që nga viti 1991, duke e bërë atë një vend disi të panjohur. Kjo është ndoshta arsyeja kryesore pse ende nuk është aq e vizituar.
Sistemi i tmerrshëm i transportit publik në Shqipëri është një pengesë e madhe; autobusët janë jashtëzakonisht të pasigurtë dhe rrallë vijnë në kohë. Nëse ju pëlqejnë aventurat dhe ju pëlqen të eksploroni vende të veçanta, Shqipëria mund të jetë një destinacion udhëtimi shumë i dobishëm – veçanërisht nëse keni përvojë të mirë udhëtimi. Ndoshta keni pritshmëri të jashtëzakonshme për këtë vend, dhe sidomos prej peizazheve të saj tërheqëse por kur ta vizitoni do ndjeheni më shumë si në një vend të botës së tretë sesa të Europës Jugore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













