Autotech
Pse u ulën çmimet e iPhone-ve
Për shembull, iPhone XS Max, kushton rreth 1,400 dollarë – rreth dyfishi i çmimit të Mate 20 të Huawei dhe pothuajse trefishi i kostos së Xiaomi Mi Mix 3
Muajin e kaluar, Apple njoftoi se do të ulë çmimet e disa prej pajisjeve të saj anëtare, duke e lidhur vlerën e saj me monedhat vendase në vend të dollarit të fortë amerikan. Gjatë muajve të fundit, ka pasur shqetësime në rritje rreth krijuesit së iPhone -ve kundrejt rivalëve të tjerë kinezë.
Kjo gjithashtu vjen si pasojë e shenjave që rritja e Apple dhe dominimi në tregun e smartfonëve mund të jenë nën presion. Dërgesat e iPhone u ulën rreth 20 për qind në Kinë në tremujorin e katërt të vitit 2018, sipas firmës kërkimore IDC. Rënia në Kinë ishte pjesërisht përgjegjëse për një rënie prej 27 për qind në të ardhurat e Apple që vinin nga tregu më i madh i smartfonëve në botë.
Nga ana tjetër, gjërat po shkonin drejt përmirësimit për gjigantin kinez të telekomit Huawei Technologies. Prodhuesi i telefonave pa që dërgesat e saj në Kinë do të rriten me 23 për qind në të njëjtën periudhë kohore, sipas IDC. Vitin e kaluar, Huawei u bë shitësi i dytë më i madh i smartfonëve në botë pas Samsung, madje duke e tejkaluar edhe Apple, transmeton ‘Scan’.
Sipas një raporti të IDC në janar, dërgesat globale të smartfonëve ranë gati 5 për qind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të konsumatorëve në mbarë botën që mbajnë në telefonat e tyre për periudha më të gjata, përcjell albinfo.ch.
Por rënia shitjeve të Apple në tregjet në zhvillim si Kina dhe India po ashtu zbresin në gamën e çmimeve të saj të shtrenjta. Krahasuar me smartfonët nga Kina, iPhone nuk shquhet si telefonat që kushtojnë pak.
Për shembull, iPhone XS Max, kushton rreth 1,400 dollarë – rreth dyfishi i çmimit të Mate 20 të Huawei dhe pothuajse trefishi i kostos së Xiaomi Mi Mix 3. Çmimet e iPhone janë “shumë të shtrenjta”, tha Kiranjeet Kaur i IDC për CNBC javën e kaluar.
Aparatet kinezë kanë ardhur me karakteristika të reja që kanë krijuar një dallim për markat kineze, tha Kaur. “Konsumatorët nuk mendojnë se aparatet kinezë po ndjekin vetëm atë që disa prej lojtarëve globalë, ose atë që Apple po bën – por më tepër ata po rrisin lojën dhe duke krijuar tendencat e tyre të reja në treg”.
E-Diaspora
-
Gjykimi i shqiptarit për vrasjen e dyfishtë në Bazel, nën masa të forta sigurie Ai është dërguar në Gjykatën Penale mëngjesin e së hënës me një automjet të blinduar të...
-
Dikur i mbylli, LDK tani me prioritet riaktivizon nëndegët në mërgatë
-
Shoqata ‘Smira” mbledh bashkatdhetarët në Gjenevë
-
Artistet kosovare, Agona Shporta e Tringa Sadiku, më 2 maj, me koncert në Cyrih
-
Taravari: Asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa diasporën
Jeta në Zvicër
-
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për të shikuar njërin nga 27 filmat në Kino Kosova Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova...
-
Shkurtimet për financimin e arsimit dhe kërkimit në Zvicër ngjallin shqetësime
-
Mjekët milionerë në Zvicër
-
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
-
Miliarderi zviceran jep 243 milionë dollarë për demokratët amerikanë, “çmenden” republikanët