Kosova
Pse Zvicra nuk i njeh patentë shoferët e Kosovës?
Në mars të viti 2018, Qeveria e Kosovës ka bërë kërkesë në qeverinë e Gjermanisë, Zvicrës, Francës dhe Malit të Zi që të njohë patentë shoferët e Kosovës, por, këto shtete ende nuk i kanë kthyer përgjigje Kosovës
Është i madh numri i qytetarëve të Kosovës që kanë kërkuar të ju njihet patentë shoferi në vendet tjera të Bashkimit Evropian, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Sipas ekspertëve të komunikacionit edhe një kohë të gjatë, patentë shoferët e Kosovës nuk do të njihen në vendete tjera, sepse Kosova nuk është e anëtarësuar në organizatën botërorë për patentë shofer.
Mos anëtarësimi në këtë organizatë kushtëzon që të mos t’u njihen patentë shoferët përveç nëse vendet lidhin marrëveshje të veçanta si marrëveshja që u nënshkrua këtë javë mes Kosovës dhe Maqedonisë për njohje reciproke të patentë shoferëve dhe hyri në fuqi menjëherë.
Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës u ka dërguar kërkesë për njohje reciproke të patentë shoferëve ministrive të brendshme të Gjermanisë, Zvicrës, Francës dhe Malit të Zi, por, sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, këto shtete ende nuk kanë kthyer përgjigje rreth kërkesës së tyre.
“Në muajin mars kemi paraqitur kërkesat për njohjen e patentë shoferëve në Gjermani, Francë, Zvicër dhe Malin e zi, d.m.th kemi bërë kërkesa që me këto shtete të bëjmë një marrëveshje, por ende janë në procedurë e sipër. D.m.th çështje konkret të këtyre katër shteteve nuk kemi. Janë në procedurë”, ka thënë Zeka për portalin arbresh.info.
Përpos procedurave, arsye e vonesave dhe mos përgjigjes nga këto vende janë edhe problemet politike që ndikohen në disa shtete, përcjell albinfo.ch.
Kosova që në vitin 2013 ka filluar iniciativat për njohje reciproke të patentë shoferëve me vendet tjera.
Zëvendësministri i brendshëm, Izmi Zeka, ka treguar për “arbresh” se janë në proces dhe diskutim edhe me vendet e tjera si Austrinë, Italinë, Slloveninë e Kroacinë.
“Iniciativat tona kanë filluar prej vitit 2013 për njohje reciproke për patentë shofer. Për shemull e kemi iniciuar me shtetin e Austrisë mandej me Italinë, Sllovenin, Kroacinë e disa shtete tjera. Marrëveshjen ende janë në procedurë. Ende nuk kemi konfirmim të palëve që i përmenda. D.m.th ende nuk kemi ndonjë njoftim nga Austria, Italia, Sllovenia, e as nga Kroacia. Ne kemi filluar procedurat tona që na takojnë ju kemi dërguar këtyre shteteve por ende nuk kemi konfirmim në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Sipas ekspertit të komunikacionit Nol Dedaj arsyeja pse Kosovës nuk iu njihen patentë shoferët në vendet tjera është sepse Kosova nuk është e anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare për patentë shofer.
I pyetur se përse vendet si Gjermania nuk po interesohet që të nënshkruajë një marrëveshje si me Maqedoninë, Dedaj tha se vendet tjera kanë procedura të rrepta dhe standarde evropiane që Kosova nuk i plotëson.
“Nuk mundet me te njohtë Gjermania sepse Gjermania e ka patentë shoferin e ri. Patentë shoferi i ri lëshohet 3 vite i ri dhe pas tri viteve duhet me pas poligonin e sigurisë që me mujt ata mi verifiku njohurit e marra dhe lëshihet patentë shoferin valid. Ne Gjermani behet patente shoferi për të moshuar. E ne nuk i kemi këto kritere”, deklaroi Dedaj.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













