Lajme
Publiku zviceran është i hapur për lidhje më të ngushta me BE-në
Zviceranët janë më të hapur se sa pritej për t’u afruar më shumë me Bashkimin Evropian nëpërmjet masave që shkojnë përtej marrëveshjeve aktuale dypalëshe – me kusht që ato të shoqërohen me masa mbrojtëse, sipas një studimi, transmeton albinfo.ch.
Edhe një marrëveshje e përditësuar për lëvizjen e lirë do të kishte një shans, tha sondazhi i 4,349 njerëzve në gjithë Zvicrën, i kryer nga Universiteti i St Gallenit në pranverë.
Rezultatet, të publikuara të enjten, zbuluan se zviceranët e konsiderojnë mbrojtjen e vendeve të punës si të një rëndësie qendrore në një marrëveshje të mundshme me BE-në.
Të anketuarit ishin më të gatshëm për kompromis në lidhje me mbrojtjen e pagave. Nëse do të ishin të informuar qartë për çështjet në fjalë, zviceranët do të ishin të gatshëm të shkonin më tej se vija e kuqe që i kishin vendosur vetes deri më tani, llogariti udhëheqësja e studimit, shkencëtarja politike Tina Freyburg, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë Abonimi i njohur zviceran për sportet dimërore, Magic Pass, po vazhdon të zgjerohet me ritme të... -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” -
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale









