Kosova
Pula: Thaçi po punon për minimin e ndikimit gjerman në Evropë
Sociologu Besnik Pula, profesor në Virginia Tech në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, veçmas idenë e fundit të presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit.
Pula ka thënë se Thaçi po punon në minimin e ndikimit gjerman në Evropë.
“Interesant është se si Thaçi në gjeopolitikën aktuale po punon në minimin e ndikimit gjerman në Evropë. Berlini ia ka bërë të qartë Serbisë se nuk ka anëtarësim të Serbisë në BE pa zgjidhjen e problemit me Kosovën. Me një fjalë njohjen e Kosovës si të pavarur. Kjo domethënë një gjë – se në këtë pikëpamje, faktori kohë punon në favor të Kosovës, përderisa Gjermania ka mbajtur këtë qëndrim dhe përderisa Serbia do gjithsesi të bëhet pjesë e BE-së”, ka komentuar Pula.
“Por jo – Thaçi, në synim për faktorizimin e vetes me çdo kusht e me çfarëdo çmimi, për bërjen e një ‘marrëveshjeje historike’ me partnerin e tij serb, fut në lojë territoret e Kosovës. Kërkesë kjo e kahershme e Beogradit. Serbia në këtë anashkalon Berlinin, duke marrë mbështetjen e faktorëve pro-serbë në Washington, arrivistëve ambiciozë në Vjenë si kryeministri i saj i ri Kurz, dhe sigurisht bekimin e Moskës (e cila do të jetë përfituesi më i madh i legjitimimit të konceptit të ‘korrigjimit të kufijve’ në Evropë). Tani edhe pasi Berlini përsëritë kundërshtinë e vet – njëherë nga kancelarja Merkel në Shkup dhe pastaj nga ambasadori gjerman në Beograd – që e bën edhe Vuçiqin të tregohet më i matur në qasjen e tij, është pikërisht Thaçi ai që insiston në domosdoshmërinë e ndryshimit të kufijve”, ka shtuar më tej Pula, që ka shtruar edhe një pyetje në fund. “Vërtetë, për llogari të kujt punon ky njeri?”, shkruan ‘koha.net’, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë Sipas Këshillit Federal kjo do të forcojë mbrojtjen kundër kërcënimeve më të mundshme - sulmeve nga... -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA
















