Bota
Puna nga shtëpia, gjithnjë e më atraktive
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Amerikë, që prej vitit 2016 rreth 15 milionë njerëz rezultojnë të vetëpunësuar, që është më shumë se 10 për qind e të gjithë punonjësve amerikane
Nëse ju jeni një person që punoni nga shtëpia, atëherë e njihni mjaft mirë ekonominë gig (Ekonomia GIG ndodh në një treg të lirë ku kontratat e punës janë të përkohshme) dhe sesa shumë ajo po forcohet.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Amerikë, që prej vitit 2016 rreth 15 milionë njerëz rezultojnë të vetëpunësuar, që është më shumë se 10 për qind e të gjithë punonjësve amerikane. Deri në vitin 2020 shifra të tilla pritet të shënojnë rritje.
Ky është një lajm shumë i mirë edhe për punëdhënësit, sepse i krijon atyre mundësinë për të bashkëpunuar me punonjës të aftë dhe mbi të gjitha me norma më të arsyeshme pagese në krahasim me ata që punojnë me kohë të plotë, transmeton ‘monitor’.
Megjithatë, menaxhimi i duhur i punës me një punonjës të pavarur mbetet gjithmonë një sfidë më vete, përcjell albinfo.ch.
Ja sesi të merrni më të mirën prej një bashkëpunimi të tillë:
- Zgjidhni punonjësin e duhur– Në ditët e sotme ka shumë faqe interneti ku prezantohen profilet e shumë punonjësve që punojnë të pavarur, gjë kjo e cila jo vetëm do t’ju kursejë shumë kohë, por edhe do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur.
Pasi të keni përcaktuar kandidatin që do të merrni për në intervistë, këshillohet që t’i bëni pyetje sa më të sakta për të parë nëse ai është vërtet i aftë për atë punë.
- Trajtojini si profesionistë-Punonjësit që punojnë nga shtëpia bëjnë të njëjtën punë me ata që punojnë në zyrë, madje mund të bëjnë edhe akoma më shumë. Prandaj këshillohet që t’i trajtoni ata si profesionistë të vërtetë dhe njësoj me punonjësit që punojnë në zyrat e kompanisë suaj.
- Përcaktoni paraprakisht, pagesën dhe afatet-Mënyra më e mirë për të pasur sukses në menaxhimin e punonjësve të pavarur është që ju të përcaktoni paraprakisht pagesën e tyre dhe mbi të gjitha edhe afatet kur doni që materiale të caktuara t’ju dorëzohen. Kjo do të bëjë që mos të krijohen probleme as nga ana juaj si punëdhënës dhe as nga ana e tyre si punëmarrës.
- Respektoni pavarësinë e tyre-Shumë punëdhënës e vlerësojnë faktin se punonjësit e pavarur tregohen të kujdesshëm ndaj detajeve dhe mbi të gjitha në respektimin e orareve. Por të gjithë punëdhënësit që kanë punësuar punonjës të pavarur duhet të kenë parasysh faktin se këta të fundit janë të pavarur dhe nuk mund t’ju përgjigjen vazhdimisht për kërkesat që keni, sepse si ju mund të kenë edhe punëdhënës të tjerë.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve Qeveria zvicerane po shqyrton një rritje të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të siguruar... -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit -
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike













