Tematike

Puna nga shtëpia tu mundësohet edhe punëtorëve të fabrikës

Sipas profesorit Wäfler, në të ardhmen edhe punëtorët e fabrikës duhet të jenë në gjendje të bëjnë një pjesë të punës së tyre nga shtëpia

Pandemia na ka mësuar mënyra të reja pune. Pas krizës së Koronës, janë më të kërkuara modelet fleksibël të punës, thonë psikologët e punës.

Për shumë njerëz, kthimi i plotë për të punuar në zyrë është i paimagjinueshëm: Në një studim nga Deloitte, një e treta e të anketuarve janë shprehur se do të donin të punonin nga shtëpia edhe pas pandemisë, transmeton albinfo.ch.

Sipas Toni Wäfler, Profesor i Punës dhe Psikologjisë Organizative në Universitetetin e Shkencave të Aplikuara – ZHAW, tendenca në planifikimin e punës, për shkak të pandemisë dhe dixhitalizimit, po shkon gjithnjë e më shumë drejt fleksibilitetit, shkruan 20minuten.ch. “Shumë njerëz do të dëshironin një përzierje të re që mundëson punën në zyrë dhe në shtëpi. zyrë.»

Sipas profesorit Wäfler, është e rëndësishme që një fleksibilitet i rritur të mundësohet jo vetëm në punën klasike, në zyrë: “Punonjësit nga sektorë të tjerë gjithashtu kanë nevojë për kushte më tërheqëse pune. Përndryshe, gjithnjë e më shumë punëtorë të rinj do të synojnë karrierën e punës në zyrë,  dhe kjo do të rriste mungesën tashmë aktuale të punëtorëve të kualifikuar”.

Për ta kundërshtuar këtë, tashmë po kryhen kërkime npër modele alternative të punës, për shembull edhe në sektorin industrial, përcjell albinfo.ch. “Ka projekte kërkimore që po zhvillojnë mënyrat në të cilat polimekanikët mund të përdorin makinat e tyre pa dalë nga shtëpia. Kjo duhet të bëhet e mundur nëpërmjet bashkëpunimit online me kolegët në terren dhe me telekomandë të makinerive. Edhe zhurma e makinës duhet të dëgjohet në zyrën e shtëpisë”.

Sipas Wäfler, në të ardhmen edhe punëtorët e fabrikës duhet të jenë në gjendje të bëjnë një pjesë të punës së tyre nga shtëpia.