Lajme
Punët po ringjallen në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve në Zvicër
Të gjitha pjesët e Zvicrës po shohin rritje pozitive në vendet e lira të punës
Numri i vendeve të punës në dy industritë që u ndikuan më shumë nga mbylljet e përsëritura gjatë pandemisë është rritur ndjeshëm në një hark kohor prej një viti, njofton albinfo.ch.
Punësimi i personelit për industrinë e hoteleve dhe restoranteve u rrit me gati 140 për qind midis marsit 2021 dhe marsit 2022, sipas një studimi të ri nga agjencia e rekrutimit Michael Page.
Në të gjithë sektorët e kombinuar, ofertat e punës janë rritur me 40.1 për qind gjatë 12 muajve të fundit.
Rekrutimi ka qenë veçanërisht i fortë për punët në mjedis dhe ekologji (+69.7 përqind), dhe në sigurinë e IT (+68.1 përqind).
Të gjitha pjesët e Zvicrës po shohin rritje pozitive në vendet e lira të punës të shpallura, me kërkesën më të lartë në pjesën lindore të vendit si dhe në rajonin e Liqenit të Gjenevës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











