Shkurt.ch
Punëtorët e huaj dërgojnë 27 miliardë franga në vendet e tyre
Me këtë, Zvicra në konkurrencë botërore ia kalon Arabisë Saudite, e cila ka një numër të madh të punëtorëve të jashtëm dhe mbetet vetëm mbrapa SHBA-së
Të ardhurat e punëtorëve të vendeve matanë kufirit që punojnë në Zvicër bashkë e ato që punëtorët e huaj në përgjithësi gjatë vitit 2011 kanë dërguar në vendet e tyre bëjnë së bashku 27 miliardë franga. Siç shkruan “NZZ am Sonntag”, sipas të dhënave ende të jo të plota nga Banka Nacionale e Zvicrës, edhe gjatë vitit 2012 një shumë e ngjashme të hollash ka dalë nga Zvicra.
Kështu punëtorët ndërkufitarë kanë fituar 21 miliardë franga ndërsa të gjithë të huajt që jetojnë në Zvicër kanë dërguar 6.4 miliardë franga në vendet e tyre të prejardhjes. Kjo shumë përbën 4.6 për qind të bruto produktit nacional të Zvicrës.
Ndërkaq, Banka Botërore, shumën e të hollave që ka rrjedhur nga Zvicra në vendet tjera e kanë vlerësuar si më të madhe se 30 miliardë dollarë. Me një shumë të tillë, Zvicra për herë të parë ia kalon Arabisë Saudite, e cila ka një numër të madh të punëtorëve të jashtëm. Vetëm SHBA-së nga të gjitha vendet e botës “i rrjedhin” më tepër para jashtë vendit se sa Zvicrës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












