Kosova
Punëtorët shëndetësorë në Kosovë, në grevë 24-orëshe
Punëtorët shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në orën 7 të mëngjesit kanë filluar grevën 24-orëshe. Vetëm Klinika Emergjente ka ofruar shërbime mjekësore të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ata po kërkojnë ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë të këtij sektori. Përveç kësaj, punëtorët shëndetësorë po kërkojnë edhe respektimin e kontratës kolektive sektoriale.
Në rast të mospërmbushjes së kërkesave, punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë se mund të ketë masa edhe më radikale sindikaliste.
Nga Zyra e drejtorit të përgjithshëm në SHSKUK kanë thënë se janë njoftuar me kohë nga ana e Federatës Sindikale të Shëndetësisë lidhur me grevën.
E Ministria e Shëndetësisë thotë se qëndron prapa këtyre kërkesave dhe argumenteve të prezantuara në Qeveri dhe në Projektligjin për pagat dhe beson që përgjigja për to do të jetë pozitive nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit, me qëllim që sistemit shëndetësor t’i jepet shtytje në reformën e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












