Lajme
Punëtorët shëndetësorë në Francë që nuk vaksinohen do ta humbin punën
Sipas presidentit francez, Macron, të gjithë punonjësit në spitale, në shtëpi të të moshuarve etj. në Francë duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator
Pas Italisë, edhe Franca dhe Greqia po futin vaksinimin e detyrueshëm të koronës për punonjësit e shëndetit dhe përkujdesjes. Të dy vendet e BE në këtë mënyrë po reagojnë ndaj përhapjes së shpejtë të variantit delta të virusit corona, siç njoftuan të hënën në mbrëmje Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, qasja në ambientet e brendshme të restoranteve ose bareve do të bëhet më e vështirë për ata që nuk janë të imunizuar.
Sipas presidentit francez, Macron, të gjithë punonjësit në spitale, në shtëpi të të moshuarve etj. në Francë duhet të vaksinohen më së voni deri më 15 shtator, transmeton albinfo.ch. Përndryshe, sipas Ministrit të Shëndetësisë Oliver Véran, ata nuk do të kenë më të drejtë të punojnë dhe nuk do të paguhen më.
Për pjesëtarët e grupeve të rrezikut, të vaksinuar në fillim të këtij viti, do të ketë gjithashtu vaksina përforcuese me një dozë të tretë në Francë nga shtatori. Macron ka folur sot për një “garë” të re kundër virusit, e cila po përhapet përsëri në të gjithë Francën.
Pa veprim të shpejtë, ekziston rreziku i presionit të ri mbi spitalet.
Në Francë, fjalimi gjysmë orësh i presidentit Macron pati një efekt të menjëhershëm, përcjell albinfo.ch. Faqja e rezervimit Doctolib ka publikuar në Twitter se numri i termineve të vaksinimit ka pasur një ngritje të madhe, të përnjëhershme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













