Lajme
Pushimet pranverore, mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës
Përveç vizitave familjare ardhja e tyre ndihmon edhe ekonominë e Kosovës.
Pas lehtësimit të masave anti Covid pothuajse në të gjitha shtetet e botës, shumë bashkatdhetarë kanë marrë rrugë për në vendlindje, transmeton albinfo.ch.
Këtë fundjavë është parë fluks i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet pranverore.
Përveç ardhjeve përmes Aeroportit të Prishtinës, shumë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë edhe përmes vijave kufitare me makina, veçmas me autobus.
Bëhet e ditur se mbrëmë janë parë kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi, ku janë parë shumë autobusë të ndalur për shkak të kolonave dhe qytetarë jashtë duke pritur.
Thuhet se shumica e tyre janë mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që përdorin këtë kufi.
Shumë agjenci kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarëve drejt Kosovës.
Përveç vizitave familjare, ardhja e tyre ndihmon edhe ekonominë e Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare










