CH-Ballkani
Pushimet verore po afrojnë: Kujdes nga mashtruesit me bileta!
Në shumicën e rasteve, ofertat e paligjshme ju dërgohen përmes telefonit, SMS ose Viber. Kjo do të thotë që klientët që nuk kanë asnjë dyshim, kontaktohen me SMS, si dhe me anë të telefonit me ç`rast atyre u ofrohet një ofertë "e parezistueshme" e fluturimit
Udhëtimi juaj në duhet vendlindje të jetë i sigurt: Kujdes nga mashtruesit dhe biletat e rreme të aeroplanit! Kjo porosi bëhet sërish aktuale, në prag të pushimeve verore dhe udhëtimit drejt vendeve tona të preardhjes.
Kufijtë më në fund janë hapur përsëri, dhe kështu mund t`i vizitojmë më në fund familjet tona në atdhe. Por kini kujdes! Mashtruesit përfitojnë nga dëshira juaj për të kaluar një kohë të çmuar në vendlindje, shkruan albinfo.ch. Si çdo verë, edhe këtë vit tashmë kanë filluar të qarkullojnë ofertat mashtruese. Janë oferta gjoja “të lira” që ju ofrohen, shkruan albinfo.ch.
Kohët e fundit është rritur numri i ofruesve të dyshimtë që depërtojnë ndërmjet linjave ajrore zyrtare dhe kompanive të udhëtimit duke u përpjekur që t`ua nxjerrin paratë nga tërheqin xhepat atyre që duan të udhëtojnë për në vendlindje.
Si ta njohim mashtrimin:
Në shumicën e rasteve, ofertat e paligjshme ju dërgohen përmes telefonit, SMS ose Viber. Kjo do të thotë që klientët që nuk kanë asnjë dyshim, kontaktohen me SMS, si dhe me anë të telefonit me ç`rast atyre u ofrohet një ofertë “e parezistueshme” e fluturimit, shkruan albinfo.ch. Mashtruesit shpesh maskohen me emrat e kompanive të njohura: emri dhe logoja në faqet e rreme bazohen në kompani zyrtare dhe të njohura të udhëtimit. Pasi të keni bërë pagesën, tashmë askush nuk është në dispozicion që të ju përgjigjet dhe biletat nuk ekzistojnë!
Si të sigurohemi që nuk është një ofertë mashtruese:
Blini bileta ekskluzivisht nga kompani të besueshme udhëtimi. Prandaj, vetëm kështu asgjë nuk mund të ju pengojë në rrugën e udhëtimit të merituar në vendlindje dhe nuk ka arsye për zhgënjim.
albinfo.ch ka shkruar herë pas here për këtë dukuri të shëmtuar, duke u mbështetur në fakte nga terreni. Disa nga personat ose kompanitë e apostrofuara në këtë kontekst, janë përballur ehde me ndjekje ligjore.

Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













