Kosova
Pushteti kritikon kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili gjatë të premtes ka deklaruar se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit e se nuk mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.
Haxhiu ka thënë se drejtësia do të duhej të ishte e pavarur dhe se është e paarsyeshme shprehja se nuk mund t’i bëjë publike arsyet.
“Po të mos hiqej fletarresti (mos) operimi i tij do të ishte krejt ndryshe apo edhe i pamundur në veri të vendit. Kur dikujt i hiqet fletarresti, praktikisht i bie që diçka ka ndërruar për të mirë, por këtë vit nga ky person që iu hoq fletarresti, u organizua tentim-aneksimi i veriut më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit. A e ka të qartë ky kryeprokuror që kjo çështje është preokupim kombëtar e shoqëror dhe nuk ka këtu vetëm Pikë?” ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Ajo po ashtu ka ngritur dyshime për ndikimin e politikës në sistemin e drejtësisë.
“Vullneti i popullit është i qartë: ai do drejtësi dhe shtrirje të rendit e ligjit, pa dallim. Për këtë vullnet breza e breza të tërë janë angazhuar dhe sakrifikuar, mijëra të tjerë kanë dhënë dhe jetën dhe nuk ka njeri në botë, kushdo qoftë ai, që del dhe na thotë unë ia hoqa fletarrestin Radojçiqit dhe pikë. Kjo nuk kalon!”, ka përfunduar Haxhiu, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












