Lajme
Putin akuzon SHBA-në për nxitje të konflikteve të reja
Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se po përpiqen që të zgjasë konfliktin në Ukrainë dhe të nxisë konflikte në pjesë të tjera të botës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se po përpiqen që të zgjasë konfliktin në Ukrainë dhe të nxisë konflikte në pjesë të tjera të botës.
Komentet Putin i bëri në Konferencën e Sigurisë në Moskë.
“Sikurse e dimë, Amerika së fundmi vullnetarisht i ka hedhur benzinë zjarrit dhe ka tronditur situatën në Azinë e Paqësorit”, tha Putin, përcjell Albinfo.ch.
Fjalimi i tij vjen pas një vizite të një delegacioni amerikan ditën e hënë në Parlamentin e Tajvanit, ku shprehën mbështetje për vetëqeverisjen e ishullit.
Si përgjigje, Putin akuzoi Perëndimin se po krijon aleanca politiko-ushtarake agresive.
“Gjithashtu po shohim se Perëndimi po përpiqet të zgjerojë sistemin e tij në rajonin e Azisë së Paqësorit, ngjashëm me NATO-n në Evropë. Për këtë qëllim po formohen aleanca agresive si AUKUS dhe të tjera”, u shpreh presidenti rus.
Ndërkohë, Kina ka mbajtur stërvitje të reja ushtarake, duke përsëritur retorikën e saj se është gati për luftë për Tajvanin, ishulli i vetëqeverisur që Kina e konsideron pjesë të saj./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













