Lajme
Putin deklaron armëpushim 2-ditor me Ukrainën
Vladimir Putin njoftoi një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 e mesditës së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit.
Putini i kërkoi Ukrainës të përgjigjet, por Kievi e refuzoi menjëherë kërkesën.
“Mbajeni hipokrizinë për veten tuaj”, tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, transmeton euronews, përcjell albinfo ch.
“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut Kirill, udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë që të zbatojë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 24:00 të datës 7 ”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
“Për shkak të faktit se një numër i madh i njerëzve ortodoksë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbimin në prag të Krishtlindjes, si dhe në ditën e Krishtlindjeve”, shtoi ai.
Shumë të krishterë ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, më herët i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të vazhdojnë me një armëpushim në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve.
Sipas tij, armëpushimi duhet të shërbejë në mënyrë që “ortodoksët të mund të marrin pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes” në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Zvicër
-
Të dhënat e pasagjerëve ajror duhet të jenë në gjendje të përdoren nga policia Mbledhja e të dhënave të caktuara nga pasagjerët e ajrorë dhe ruajtja e tyre për një...
-
Zvicër: Një burrë plagos disa persona në Zofingen
-
Kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për syzet, me paratë e taksave
-
Wiedikon: Vendasit, të indinjuar me qiratë e larta
-
Gjendet viktima e fundit e ortekut të prillit