Kosova
PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e afro 5 mijë fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara në KQZ prej datës 08.10.2019 deri më datë 11.10. 2019
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të bëhet numërimi i rreth 5 mijë votave jashtë Kosovës.
Në vendimin që e ka marrë PZAP thuhet se është hedhur poshtë ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4 mijë e 639 fletëvotimeve, shkruan rtklive.com, përcjell albinfo.ch.
“Paneli ka konstatuar se pretendimet ankimore për mosnumërimin e 4639 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga qytetarët, të cilët jetojnë jashtë Kosovës, e të cilat nuk kanë ardhur dhe numëruar në QNR, nuk mund të jetë objekt i vlerësimit në këtë fazë të procesit zgjedhor, për faktin se KQZ-ja ende nuk ka marrë vendim lidhur me rinumërimin e këtyre fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, ashtu siç del edhe nga vetë përgjigjja në ankesë e KQZ-së, e parashtruar më datën 19.10.2019”, thuhet në vendimin e PZAP të bërë publik së fundmi.
E lidhur me rastin konkret nga PZAP po deklarojnë se KQZ ende nuk ka marrë vendim lidhur me këtë çështje, prandaj paneli vlerëson se nuk është nën juridiksionin e këtij institucioni që në këtë fazë të procesit të vonesë lidhur me numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës.
Nga PZAP thonë se marrin vendime vetëm pas vendimeve të KQZ-së.
Rreth këtij rasti nga KQZ nuk është marrë ende ndonjë vendim lidhur me rinumërimin apo refuzimin për rinumërim të 4 mijë e 639 pakove me fletëvotime të ardhura nga votuesit jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?












