Lajme
Qendra e IT e SWIFT në Thurgau, nën mbrojtjen e policisë
Sanksionet ndërkombëtare (përfshirë zviceranët) kanë ndaluar disa banka ruse nga rrjeti ndërkombëtar i pagesave SWIFT, që do të thotë se ato nuk do të jenë më në gjendje të përdorin ndërfaqen financiare për të transferuar para, përcjell albinfo.ch.
Qendra kompjuterike e rrjetit global ndërbankar SWIFT në Diessenhofen, në kantonin Thurgau, është vendosur nën masa të rrepta sigurie për të mbrojtur objektin nga rreziku i sabotimit nga Rusia.
“Për arsye të dukshme, ne nuk japim detaje mbi këtë temë”, tha policia kantonale për agjencinë e lajmeve Keystone-ATS.
Qendra informatike Diessenhofen është një nga tri qendrat e operuara nga SWIFT në mbarë botën. Dy të tjerët janë në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga Një pushim i planifikuar u kthye në makth për Selim K. nga Cyrihu, i cili përfundoi... -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld












