Bota
Qeni i familjes Bush fillon punën e re
Qeni i ish-presidentit të ndjerë amerikan, George H.W Bush, Sully, ka nisur një punë të re.
Në Qendrën Kombëtare Mjekësore ‘Walter Reed’, qeni i famshëm bëri betimin e improvizuar, me ç’rast ka nisur një punë të re. Sully do të angazhohet për të ndihmuar veteranët invalidë amerikanë dhe anëtarët e shërbimit aktiv.
Sully u bë i njohur si kujdestar dhe shoqërues i vazhdueshëm i presidentit të 41-të të SHBA-së në fazat e fundit të jetës së tij. Në Capitol, pas vdekjes së Bushit në 2018-N, Sully qëndroi me besnikëri pranë arkivolit të ish-pronarit të tij.
“Për ne, dhe gjithë familjen e Bushit, ne e dimë se ku duhet të jetë Sully. Ai po vazhdon misionin e tij. Presidenti Bush ka thënë se jeta e suksesshme duhet të përfshijë shërbimin ndaj të tjerëve”, ka thënë Evan Sisley, përfaqësues i familjes presidenciale Bush. Në rolin e tij të ri si “përgjegjës” i spitalit në një objekt jashtë Uashingtonit, detyrat e Sullyt janë të ofrojnë përkrahje, rehati dhe gëzim për veteranët e plagosur, familjet dhe stafin e tyre, duke reduktuar stresin dhe duke shtuar pozitivitetin.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit














