Kinema
Jepet në Berlin premiera e filmit “Vice”
Pas fitimit të nominimeve në disa prej kategorive kryesore të shpërblimeve “Globi i Artë”, filmi ‘Vice’ është dhënë premierë në Akademinë e Arteve dhe Shkencës, ndryshe e njohur si shtëpia e shpërblimeve prestigjioze “Oscar”.
Filmi e sjell në ekran jetën e ish-zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dick Cheney, dhe mënyrën se si ai ka arritur të zotërojë aq shumë pushtet gjatë shërbimit të tij krahas presidentit George W. Bush.
Aktori i njohur britanik, Christian Bale, u detyrua t’i shtojë ca kilogramë në peshë, në mënyrë që ta portretizojë rolin e Cheneyt, dhe puna e shkëlqyer që e ka bërë në këtë film, i ka sjellë tashmë aktorit nominim për çmimin “Globi i Artë”.
Sidoqoftë, Bale dhe regjisori i filmit, Adam McKay, që të dy kishin pasur dyshime nëse transformimi i aktorit do të mjaftonte për ta sjellë këtë rol sa më mirë në ekran.
McKay po ashtu e ka bërë skenarin e filmit, si dhe ka shërbyer si producent i këtij projekti të suksesshëm.
Në film, gjithashtu, luajnë aktorët, Steve Carell, i cili vjen në rolin e Donald Rumsfeldit, Amy Adams, Sam Rockwell dhe të tjerë. Filmi “Vice” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë amerikane nga 25 dhjetori.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













