Lajme
Qershori, muaji i ndërgjegjësimit për skoliozën
Skolioza është një lakim i shtyllës kurrizore. Një shtyllë kurrizore e shëndetshme e parë nga përpara ose mbrapa është e drejtë.
Kur shfaqet skolioza, lakimi anësor i shtyllës kurrizore shihet djathtas ose majtas. Përveç vizualisht, pra me sy të lirë, diagnoza përfundimtare bëhet edhe me ndihmën e një rëntgeni të marrë në konsultim me mjekun ortoped ose fizioterapist.
Shkalla e shtrembërimit
Lakimi konsiderohet i vogël kur është nën 20 gradë.
Lakimi është mesatar kur është ndërmjet 25 dhe 40 gradë.
Lakimi është i rëndë kur kalon 50 gradë. Ky lloj lakimi mund të dëmtojë mushkëritë. Kjo është arsyeja pse kirurgët ortopedë dhe traumatologët shpesh marrin masa kirurgjikale përpara se të ndodhë kjo, në mënyrë që lakimi të mos arrijë deri në pikën e fundit.
Si korigjohet?
Shumica e fëmijëve me skoliozë të lehtë nuk kanë nevojë për trajtim, rekomandohen ushtrime korrigjuese dhe kontrolle të rregullta për t’u siguruar që deformimi të mos përparojë.
Kur mjeku konsideron se kurba (harku) ndryshon nga mesatarja në e rëndë dhe se mund të përkeqësohet ose të shkaktojë probleme, rekomandohet përdorimi i një korseje ortopedike derisa fëmija të ndalojë së rrituri./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore Vepra e saj orkestrale “Timestamps – Everything Leaves a Trace” u interpretua nga Orkestra e WDR-së... -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













