Lajme
Qeveria e Aargau-t kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkolla
Autoritetet kantonale vlerësojnë se një ndalim gjithëpërfshirës do të binte ndesh me Kushtetutën dhe lirinë e besimit
Qeveria e Kantonit të Aargau-t ka hedhur poshtë kërkesën për një ndalim të përgjithshëm të shamisë dhe simboleve të tjera fetare në shkollat fillore, duke theksuar se një masë e tillë do të përballej me pengesa serioze ligjore dhe kushtetuese, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa për ndalim ishte ngritur nga deputetë të FDP, EDU, Mitte-Partei dhe SVP. Megjithatë, Këshilli Qeveritar ka bërë të ditur se do ta shqyrtojë temën më gjerësisht, por pa mbështetur një ndalim të përgjithshëm.
Sipas qëndrimit të publikuar të premten, arsyet kryesore për refuzimin janë barrierat ligjore, dyshimet kushtetuese dhe praktika aktuale gjyqësore e Bundesgericht.
Qeveria thekson se, bazuar në praktikën ekzistuese, një ndalim kantonal i përgjithshëm i shamisë për nxënëset ka gjasa të larta të konsiderohet antikushtetues, pasi do të përbënte një ndërhyrje të rëndë në lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes.
Autoritetet kantonale nënvizojnë se çdo rregullim në këtë fushë duhet të jetë proporcional, i bazuar në raste konkrete dhe në përputhje me Kushtetutën federale dhe jurisprudencën e gjykatave zvicerane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA Tre të rinj shqiptarë nga Gostivari arrijnë universitete elitare në SHBA... -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Zvicër
-
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran Monedha evropiane vazhdon dobësimin ndaj frangut, ndërsa 1 euro këmbehet me rreth 0.91 CHF... -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente











