Kosova
Nuk ka premtim nga Macroni për liberalizimin e vizave
Në takimin virtual që kryeministri Hoti dhe presidenti francez Macron e kanë zhvilluar më 19 nëntor nuk ka pasur ndonjë premtim konkret që ky proces do të përmbyllet brenda këtij viti.
Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka marrë ndonjë premtim konkret nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për mundësinë që brenda këtij viti të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Në takimin virtual që kryeministri Hoti dhe presidenti francez Macron e kanë zhvilluar më 19 nëntor, siç thotë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, janë diskutuar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale politike në Kosovë.
“Mirëpo, sa i përket liberalizimit të vizave, nuk ka pasur ndonjë premtim konkret që ky proces do të përmbyllet brenda këtij viti dhe nuk janë dhënë afate konkrete. Janë pajtuar (Hoti dhe Macron) që të vazhdojë komunikimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës lidhur me çështjen e migracionit dhe çështjet e tjera që bëjnë pjesë në shqetësimet që i ka konkretisht Franca lidhur me procesin e liberalizimit”, theksoi Baxhaku.
Ajo shtoi se tashmë ekziston mekanizmi për adresimin e këtyre shqetësimeve dhe verifikim, ku zhvillohen takime në nivel të ekspertëve, e të cilat pasohen me takimin në nivel politik midis ministrave të brendshëm të të dyja vendeve.
Sipas saj, një takim i këtij lloji tashmë është mbajtur dhe “ka qenë shumë i suksesshëm”, ndërkaq që pritet që deri në fund të vitit të mbahet edhe një takim tjetër. Ky takim, siç theksoi ajo, i ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu me homologut të tij francez, pritet të jetë online, marrë parasysh situatën me pandeminë e koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg













