Kosova
Qeveria e Kosovës takohet me nxënësit nga Lugina e Preshevës
Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve në Luginën e Preshevës.
Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve në Luginën e Preshevës.
Kështu ka njoftuar zyra për media e Kryeministrisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar 100 nxënës nga Lugina e Preshevës.
Kryeministri Haradinaj së pari ka përshëndetur organizimin e këtij takimi, duke e quajtur të mrekullueshëm bashkëbisedimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj treve, në të njëjtën kohë i ka falënderuar ata për mundësinë që nxënësit të shohin nga afër Kosovën, Qeverinë dhe institucionet tjera.
“Qeveria e Kosovës do të kujdeset për mirëqenien ekonomike, për të drejtat njerëzore, qytetare dhe kombëtare, si dhe për nevojat e përgjithshme të njerëzve tanë atje, në të njëjtën kohë për nxënësit dhe për shkollat në vendbanimet ku jetojnë ata”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar se Kosova bashkëndjen me ta, me familjet e tyre, me prindërit e tyre.
Duke folur rreth investimeve nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka filluar të ndaj mjete për projekte të caktuara, dhe po ashtu është përkrahur edhe ndërtimi i një parku publik në qytetin e Preshevës.
Më tej, kryeministri Haradinaj duke folur rreth sfidave dhe tragjedive që ka kaluar populli shqiptar, para nxënësve tha se politikat në të kaluarën kanë qenë të gabuara dhe populli shqiptar i ka vuajtur shumë, por nuk është popull hakmarrës dhe janë të gatshëm të falin, të pajtohen në mënyrë që i gjithë Ballkani të jetojnë në paqe.
Kryeministri Haradinaj, tha me këtë rast se nxënësit shqiptarë duhet të ndihen krenarë pasi i takojnë popullit, që është një prej kombeve më të vjetra në rruzullin tokësor, që është autokton dhe jeton në trojet e veta, që ka vlera të jashtëzakonshme me të cilat mburret shumë, që ka tolerancë në besim dhe fe, në etni dhe që është euroatlantik.
“Ju siguroj që perspektiva juaj në vendbanimet e juaja, por edhe kudo që jetojmë ne si shqiptarë është e ndritur”, tha kryeministri Haradinaj i cili premtoi se institucionet e Kosovës, Presidenti, Parlamenti, Qeveria, përfshirë edhe komunat do të jenë me ta.
Kryeministri Haradinaj iu përgjigj edhe interesimit të nxënësve lidhur me tekstet shkollore, njohjen e diplomave nga ana e Serbisë dhe çështje tjera me të cilat ballafaqohen ata gjatë shkollimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














